Në ambientet e Muzeut Historik u zhvillua Konsultimi publik për hartimin e buxhetit për vitin 2026, Paketës Fiskale për vitin 2026, Projekt Buxheti Afatmesëm 2026-2028 me pjesëmarrjen e Pushtetit Vendor që kryhesohej nga Kryetarja e bashkisë Eriselda Sefa, dy anëtarë të Këshillit Bashkiak të opozitës, Administratorët e rajoneve të bashkisë dhe qytetarë.
Disa nga problemet për të cilat u diskutua janë rikonstruktimi i rrugëve të qytetit, mungesa e vendparkimeve të automjeteve, ndërtimi i një muri rrethues tek varrezat publike edhe probleme të tjera që shqetësonin qytetarët.
