Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e vona të së dielës në fshatin Golem i Madh në Lushnjë.
Tre persona B.T 58 vjeç, K.T 20 vjeç dhe D.M 37 vjeç kanë qenë duke konsumuar prej disa orësh alkool në një prej lokaleve të fshatit. Për motive të dobëta të tre personat e sipërpërmendur janë konfliktuar me mjete prerëse, thika, nga ku kanë marrë plagë të shumta në trup dhe janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës në urgjencën e kirurgjisë ku janë ende nën kujdesin e mjekëve. Sipas bluzave të bardha, të tre janë në gjendje të stabilizuar jashtë rrezikut për jetën.
Uniformat blu të komisariatit të policisë Lushnjë po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes që sipas të dhënave paraprake ka ndodhur për motive të dobëta dhe nën efektin e alkoolit.
