Koncerti festiv “Netë vere dhe muzikë”me muzikë dhe valle popullore shoqëroi qytetarët lnë Lushnjë mbrëmjën e djeshme në sheshin para bashkisë.  

Aktiviteti i organizuar nga Qendra e Artit “Vace Zela”, me mbështetjen e Bashkisë Lushnjë, në kuadër të aktiviteteve verore solli në skenë emra të njohur të muzikës lushnjarë  si Elida Korreshi, Gezim Xhaxhaj, Nikoleta Mati, Saimir Bahja, Servet Jeshili, Valbona Hekurani dhe Ergita Bahja e cila ishte edhe prezantuesja e koncertit që interpretuan me ndjenjë këngë të reportorit të ndryshëm.

Pjesë e aktivitetit ishin edhe grupet e vallëve lushnjare që dhuruan spektakël me kërcimet e tyre.

Atmosfera u ndez më shumë me daljen në skenë të të ftuarit special,  këngëtarit Ylli Baka që performoi disa nga këngët më të bukura popullore të tij.

Qytetarët e shumtë që mbushën sheshin shijuan deri në fund koncertin pavarësisht nxehtësisë të netëve të verës. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds