Bashkia Lushnjë për të pestin vit me radhë organizoi në njësinë administrative Krutje festivalin e sazeve ” Kabaja Myzeqare”.

Në këtë festival merrnin pjesë grupet e sazeve nga Lushnja, Fieri, Barazi, Belshi, Kuçova, Dimali si dhe Grupi i Fier-Sheganit. Artistët dhe interpretuesit popullorë dhe profesionistë për mbi 3 orë kanë krijuar një larmi muzikore me virtuozitetin e tyre. Drejtorja e festivalit Briselda Dervishi shprehet se kjo nismë synon ripërtëritjen e vlerave të kabasë Myzeqare

Kryetarja e Bashkisë Lushnjë Eriselda Sefa në fjalën e saj përshëndetëse se Krutja është epiqendra e Kabasë Myzeqare dhe ky festival është mënyra më e mirë për të mbajtur gjallë vlerat e trashëguara ndër vite.

Juria në përfundim ka shpallur fitues grupin e sazeve të Dumresë që përfaqësojnë Bashkinë e Belshit.

Fituesit e interpretimit më të mirë ishin klarinetistët Fredi dhe Aleksandër Mjeshtri babë e bir të cilët janë shprehur se e kanë ruajtur traditën të trashëguar nga gjyshi tek babai dhe nga babai tek më i tij i familjes Aleksandër Mjeshtri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds