Edicioni i 12 i Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar i Valles Popullore Burimore hapi siparin në qytetin e Lushnjës. Bashkëpunimi që vazhdon prej vitesh mes Bashkisë Lushnjë, Qendrës Kombëtare të Valleve Tipologjike dhe Ministrisë së Kulturës solli në Lushnjë grupe folklorike nga të gjitha qarqet e vendit, por nuk munguan edhe Treva të tjera dhe grupe përshëndetëse. Grupet pjesëmarrëse sipas traditës së krijuar kanë parakaluar në sheshin e qytetit e më pas janë ngjitur në skenën e konkurimit. Festivalistët dhe publiku fillimisht ndoqën një performancë nga grupi i Lushnjës si mikpritës i këtij eventi. Mirëserdhjen grupeve ia uroi dhe Kryetarja e Bashkisë zonja Eriselda Sefa.
Drejtori i Qendrës së Veprimtarive Folklorike në Ministrinë e Kulturës, zoti Niko Kotherja shprehet se ky festival sjell historinë dhe kulturën e vendit tonë të trashëguar ndër breza nëpërmjet gurrës popullore.
Për dy netë me radhë skena e Qendrës Kulturore “Vaçe Zela” do të presë interpretimet e grupeve pjesëmarrëse dhe në fund juria do të shpallë fituesit.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”v77_nRKreXg”]
