Fermerët në zonën e Lushnjës po vazhdojnë të përballen me vështirësi të shumta këtë sezon bujqësor. Ditët e para të prillit falë dhe kushteve atmosferike tokësore kërkojnë mbjelljen e kulturave si misri dhe luledielli.  

Por sipas fermerëve, kostot e larta po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë vijimin e aktivitetit. Rritja e çmimit të naftës, shtrenjtimi i plehrave kimike dhe kostot e punimeve bujqësore, të kombinuara me mungesën e subvencioneve reale nga shteti, rrezikojnë seriozisht falimentimin e tyre.

Mungesa reale e suvencioneve në bujqësi dhe burokracia për plotësimin e kushteve që në realitet nuk plotësohen dot nga fermerët do të çojnë në braktisjen e punimit dhe kultivimit të tokave, ku sot mbi 60 % të tokave janë djerrë e të papunuara.

Ndërkohë, edhe për ata që kanë investuar, prodhimi pritet të jetë të paktën 40% më i kushtueshëm. Kjo i vendos fermerët vendas në një pozicion të pafavorshëm në treg, përballë produkteve të importit të cilat shpesh shiten më lirë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds