Një ngjarje rëndë për motive pronësie ka ndodhur në Lushnjë ku një 39 vjeçar (me precedent penal) i cili u vu në pranga nga policia dogji automjetin e një shtetasi, me porosi të një 28-vjeçari i cili është shpallur në kërkim. Dyshohet se konfliktin për motive pronësie e kishte me xhaxhanë e pronarit të automjetit të djegur.
Sipas njoftimit të policisë menjëherë pas kallëzimit të shtetasit D. V., se i kishin djegur automjetin, në afërsi të banesës së tij, në fshatin Pluk, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë organizuan punën operacionale dhe veprimet hetimore për të përcaktuar autorësinë e rastit dhe për të sqaruar rrethanat.
Si rezultat, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar i djegies, shtetasi M. B., 39 vjeç, banues në këtë fshat.
Gjithashtu, u identifikua shtetasi që dyshohet se porositi kryerjen e këtij krimi, A. Z., 28 vjeç, i cili nga veprimet hetimore, rezultoi se ka qenë në konflikt me xhaxhanë e shtetasit D. V., për motive pronësie. Ky shtetas rezulton të jetë jashtë vendit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
