Pas shpalljes të listave të mbyllura e të hapura për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 11 majit para 5 ditësh, filloi zyrtarisht fushata zgjedhore. Lista e PS-së për qarkun e Fierit do të kryesohet nga Zv.Kryeministrja dhe Ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku e cila është edhe drejtuesja politike e PS për këtë qark.
Dje në Lushnjë, në palestrën e shkollës “Foto Puka” zonja Balluku prezantoi kandidatët për deputetë në Bashkinë Lushnjë.
Në fjalën e tyre kandidatët premtuan fitoren për herë të katërt për PS.
