Mbrëmjen e djeshme Bashkia Lushnjë organizoi koncertin festiv “Lushnja N’Fest” në sheshin para bashkisë. Emra të njohur të muzikës së lehtë dhe popullore lushnjare dhe jo vetëm si Erinda Libohova, Erik Lloshi, Ergita Bahja, Valbona Hekurani etj dhe grupet valltare me valle popullore dhe kërcime aerobike interpretuan para publikut lushnjar.
E pranishme në këtë event ishte edhe Zvkryeministrja Belinda Balluku e shoqëruar nga Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa, Ministrja e Financave Petrit Malaj dhe kandidatët për deputetë të PS në zgjidhjet e 11 Majit.
Atmosfera festive shoqëroi publikun për rreth një orë e gjysmë.