Edhe sot Lushnja është kuq e zi në nder të 29 Nëntorit, Ditës së Çlirimit. 220 dëshmorë i ka dhënë rrethi i Lushnjës çlirimit të atdheut. Homazhe me rastin e 79 vjetorit të çlirimit u zhvilluan në Varrezat e Dëshmorve. Të pranishëm ishin Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa, deputetë të Lushnjës, familjarë të dëshmorëve të luftës, veteranë e pasardhësveteranë dhe qytetarë të cilët nderuan kujtimin e dëshmorëve të Luftës Nacional Çlirimtare. Opozita nuk ishte e pranishme.
Kurora dhe buqeta me lule u vendosën tek monumenti në nderim të dëshmorëve të Lushnjës, dëshmorëve të atdheut.