Reshjet e dendura të 24 orëve të fundit kanë nxjerrë nga shtrati lumin Seman.
Rreth 190 hektarë tokë të bjella brenda argjinaturës janë përmbytur. Tokat të mbjella me grurë foragjere pemëtari dhe sera janë nën pushtetin e ujit.
Banorët në të gjithë gjatësinë e Semanit nga Ngurrëza deri në Imshtë shprehen se janë mbytur sa herë del lumi dhe prodhimi i tyre ikën dëm.
Asnjë dëmshpërblim për këto katastrofa nuk kanë marrë fermerët.
Prezencë uji ka edhe nëpër kanalet në fshatra por që nuk përbëjnë rrezik përmbytje të banesave për momentin.
