Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, mbajti një konferencë për shtyp nga Kryesia e Kuvendit.

Gjatë fjalës së tij socialisti theksoi se Kushtetuta e përcakton qartë se si mbahen referendumet.

Ai tha se do t’i jepet udhë këtij procesi që aktualisht është në formën e draftit, që do të jetë i gjerë dhe i gjatë.

Sipas tij, grupi parlamentar socialist do të zhvillojë disa tryeza me juristë, studentë, profesorat, studentë, me qëllimin e mirë që të shkohet drejt një drafti të konsoliduar.

“Ajo që u komunikua nga kryeministri Rama në fund të javës së kaluar, pas më shumë se dy dekada të miratimit të Kushtetutës është pa vend mungesa e një ligji të posaçëm për referendumet në Shqipëri.

Jeni në dijeni të faktit që në Shqipëri Kushtetuta përcakton se si mbahen referendumet dhe po ashtu se si përmes referendumit mund të miratohen amendamentet e Kushtetutës, por sot jemi këtu për t’i dhënë udhë këtij procesi të gjerë e të gjatë. Para se drafti të depozitohet në Kuvend, do t’i nënshtrojmë një proces të gjerë konsultimi. PS do të zhvillojë disa tryeza të mëdha konsultative me juristi, profesoratin, studentë, shoqërinë civile, me qëllim që të shkojmë në një draft e projekt të mirë konsoliduar”, tha ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds