Zjarrvënësit do të përballen me tolerancë zero përballë ligjit.
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka publikuar në rrjete sociale emrat dhe pamjet e personave të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme në vend.
Zv.kryeministrja Balluku shprehet se “zjarrvënësit kanë fytyrë dhe ligji ka forcë!”.
Në video shfaqen personat e ndaluar duke e bërë të qartë se nuk do të ketë më tolerancë për zjarrvënësit.
Janë 6 persona të arrestuar në flagrancë, ndërsa 6 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, për shkak të veprimeve që kanë shkaktuar ose favorizuar përhapjen e flakëve në disa zona të Shqipërisë.
Të arrestuarit janë; Nazmi Kapaj, autor i zjarrit në Frakull të Vogël, Fier; Ermal Fejzaj, i dyshuar i vënë në pranga për zjarrin në malin e Shashicës, Vlorë; Gjergj Gjergji shtetas i proceduar për zjarrvënie në fshatin Shkopet, Kurbin; Bahri Hysa autor i dyshuar i zjarrvënies në zonën e Mbrojtur tek Mali me Gropa.