Liderët europianë që kanë ‘zbarkuar’ sot në kryeqytetin shqiptar, paralajmëruan sanksione të reja ndaj Rusisë, nëse nuk pranon armëpushim dhe nëse nuk merr seriozisht bisedimet me Ukrainën për fundin e luftës.

Kryeministri britanik Keir Starmer kritikoi presidentin rus, Vladimit Putin se nuk po trajton me seriozitet bisedimet. Sipas tij, Putin nuk nuk e do seriozisht, ndaj unioni do të vendosë për sanksione të reja ndaj Rusisë.

Putin nuk është serioz sa i takon paqes. Është e rëndësishme të kemi unitet absolut me aleatët. Duhet të kemi një armëpushim. Nëse nuk veprojmë së bashku për sanksionet nuk do të ketë armëpushim. E qartë është se Putin nuk e do paqen seriozisht. Unë do të diskutoj me Zelenskyn këtu“, tha Starmer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds