Biblioteka është kthyer në një nga vendet e preferuara për fëmijët, ku Liza në botën e cudirave, Pipi Çorapegjata, apo Princi i vogël ndër vite kanë zënë vend në bibliotekat e shqiptarëve dhe vazhdojnë të jenë ndër titujt e 100 librave të shekullit për fëmijë në një sondazh të publikuar nga BBC .

Vepra që Ljuiz Kerëll shkruajti në shekullin e 19 apo Astrid Lindgren eAntuan dë Sant Ekzyperi në vitet ‘40 të shekullit të kaluar pëlqehen në cdo kohë. Heronjtë, fëmijë të zakonshëm me aftësi të pazakonta i rezistojnë kohës. Kurajo, qëndresa apo refuzimi për t’u nënshtruar ndaj normave i bëjnë të rezonojnë në çdo brez, nga prindërit te fëmijët. E tillë është Pipi e shkrimtares suedeze Astrid Lindgren. Sot një tjetër suedeze, aktivistja Greta Thunberg shpesh portretizohet si fëmija me mendime progresive e shekullit të 20-të. Figura e Pipit që vë në pikëpyetje çdo autoritet riciklohet si roli model për vajzat. Në përgjithësi të gjithë librat më të pëlqyer kanë subjekt një konflikt, qoftë me shoqërinë, të mëdhenjtë apo shokët në shkollë dhe si portagonistë heronj trima që ngrenë krye me guxim. S’ka rëndësi cfarë shekulli lindin, por fëmijëve në cdo kohë u pëlqejnë personazhet që nuk kanë frikë të ngrenë zërin e të flasin kundër padrejtësive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds