Ministri i Brendshëm Taulant Balla,ka qënë i pranishëm në aktivitetin kushtuar  “ Tetorit Rozë”, në Fier. Në  prononcimin për mediat ai ka thumbuar aksionin më të fundit opozitar, skenarin për mosbindje civile të 26 deputetëve të Berishës, duke e quajtur një skenar të dështuar i cili duhet kaluar në heshtje, së është i njohur edhe më parë me po të njëjtin autor që i përngjan veçse një libri të lexuar me dhjetra herë.

Ndërkohë për Ballën shqetësim mbetet mungesa e qendrave të rehabilitimit të vartësve të drogës duke iu referuar shifrave të larta të përdoruesve të drogës tek të rinjtë dhe ka theksuar së për këtë qëllim do të rishikohet një buxhet i posaçëm për ngritjen dhe funksionimin e tyre në çdo rreth.

E pranishme në këtë aktivitet , ka qënë dhe Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu e cila ka hedhur poshtë akuzat e opozitës për mungësë të medikamenteve në spitalin onkologjik për të sëmurët e diagnostikuar me kancer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *