Një 27-vjeçar është vënë në pranga, pasi shiste lëndë narkotike me doza në Shëngjin të Lezhës.

Të riut të identifikuar si Orsion Kolaj  iu gjetën gjatë kontrollit doza kanabisi.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Tempulli”, u sekuestrua lënda narkotike e gjetur.

Lezhë/Vijon zbatimi i masave në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Tempulli”.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi O. K., 27 vjeç, banues në Ishull Shëngjin, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds