Workers hoist EU flags up in front of EU headquarters in Brussels on Friday May 27, 2005. The EU will be watching closely on Sunday a referendum in France on the EU Constitution. A "no" vote would make France the first country to reject the landmark treaty, a result that could throw Europe's forward momentum into disarray, especially if the Dutch follow the French lead in their referendum three days later. (AP Photo/Virginia Mayo)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka vazhduar me numërimin e votave për subjektet politike. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga KQZ deri më tani janë numëruar 88.04% e votave. Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 41.29% apo 306,556 vota, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës  me 21.83% apo 162,033 vota dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.75% apo 131,798 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate kanë siguruar 7.68% të votave apo 56,994 vota, ndërsa Lista Serbe ka marrë 3.96% apo 29,406 vota. Koalicioni për Familje ka grumbulluar 2.31% apo 17,174 vota.

Procesi i numërimit vazhdon, dhe rezultatet tjera priten në orët në vijim. KQZ ka njoftuar se në procesin e votimit që u mbajt më 9 shkurt, morën pjesë 799 mijë e 954 e qytetarëve apo 40.59%. Të drejtë vote në këto zgjedhje kishin 1 milion e 970 mijë e 944 qytetarë. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds