Genti Gazheli largohet nga detyra si Drejtor i Përgjithshëm i Doganave.
Vendimi për largimin e tij firmoset sot në mbledhjen e qeverisë. Gazheli u emërua në këtë detyrë 5 vjet më parë.
Po sot dha dorëheqjen Besmir Beja, Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Financave.
Burime bëjnë me dije se Besmir Beja, i cili ka mbajtur detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Financave që nga viti 2018, do të marrë drejtimin e Doganave.
Në mbledhjen e qeverisë pritet të firmosen edhe ndryshime të tjera në krye të institucioneve me peshë, vendime të cilat do të bëhen publike në orët në vijim.
