Lëvizja “Shqipëria Bëhet” ka depozituar në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) një ankesë zyrtare kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), i cili i dha mandatin e deputetit për Qarkun Tiranë kandidates Kleana Xhuveli.

Në këtë mënyrë do t’i hapej rruga marrjes së mandatit nga Adriatik Lapaj, i cili ishte edhe drejtuesi i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në zgjedhjet e 11 majit.

Sipas përfaqësuesve të SHB, vendimi i KQZ-së është i pavlefshëm pasi kandidatët në listën e mbyllur për këtë qark, përfshirë edhe Xhuvelin, kanë dorëzuar paraprakisht dorëheqje nga kandidimi, para nisjes së procesit të numërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Në ankimimin drejtuar KAS-it, “Shqipëria Bëhet” kërkon anulimin e vendimit të KQZ-së dhe njohjen zyrtare të dorëheqjeve nga kandidimi.

Sipas argumentimit ligjor të paraqitur nga SHB, në këto kushte KQZ duhej të kishte proceduar me shpërndarjen e mandatit duke iu referuar radhës së listës dhe duke respektuar parimin e ligjshmërisë dhe vullnetit të shprehur nga kandidatët për të mos qenë pjesë e garës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds