Tonelata të tëra me lakër kanë mbetur në parcela në zonën e Divjakës. Këtë vit bujqësor, fermerët në bashkinë e Divjakës kanë mbjellë rreth 300 hektarë me lakër të bardhë me një pritshmëri rreth 1800 tonë prodhim. Aktualisht çmimi i shitjes së lakrës në tregun e shumicës të Divjakës është me 70 lekë të vjetra për kilogram.

Fermerët shprehen se me çmimin aktual janë të falimentuar, pasi vetëm një fidan të mbjellë, e blejnë me 60 deri në 70 lekë të vjetra, shto këtu kostot nga punimi i tokës, plehërimi, spërkatet, vaditjes vjeljen me punëtorë dhe nxjerrja në treg. Kostoja mesatare e një hektari të mbjellë me lakër deri në shitje shkon afërsisht 7 milionë lekë të vjetra. Një hektar lakër prodhon mesatarisht 65 tonë dhe e shumëzuar me 80 lekë për kilogram shitjeje, i bie që fermeri të marrë 5.2 milionë lekë të vjetra për hektar, nga 7 milionë të shpenzuara.

Pikat e grumbullimit të fruta perimeve që punojnë me ekportin nuk po tërheqin lakër, çka bën që çmimi të jetë tepër i ulët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *