Një rrjet shqiptar trafikimi droge që dyshohet se shiste lëndë narkotike me vlerë rreth 2.5 milionë euro në zonën e Vjenës që nga vera e vitit 2020 është shkatërruar. Mediat e huaja shkruajnë se policia raportoi dhjetë arrestime në Austri dhe Gjermani të hënën.

Shtatë të dyshuar janë në paraburgim në Burgun Vjenë-Josefstadt ndërsa u sekuestruan nëntë kilogramë kokainë, 64 kilogramë kanabis bimor dhe 44,265 euro para të gatshme. I dyshuari kryesor thuhet se është një 32-vjeçar shqiptar që jeton në lagjen Gänserndorf dhe që bashkëpunonte me xhaxhain e tij 48-vjeçar, i cili jeton në Duisburg.

Nën udhëheqjen e Zyrës Shtetërore të Hetimit Penal të Austrisë së Poshtme, pesë të dyshuar, dy kontrabandistë dhe tre shitës ambulantë ose “rojtarë bunkerësh”, u gjurmuan dhe u arrestuan njëkohësisht në Austri dhe Gjermani. Banda dyshohet se ka qarkulluar të paktën 32 kilogramë kokainë dhe 65 kilogramë kanabis bimor. Gjithashtu një sasi e madhe droge u sekuestrua nga operacioni “La Familia”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds