Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur në seancën e sotme plenare. Në qendër të rendit të ditës të kësaj seance janë parashikuar raportimet vjetore të disa institucioneve, projektligji për barazinë gjinore, si dhe votimi për anëtarët e Komisionit Rregullator në KQZ. Zgjedhja e anëtarëve të KQZ-së dështoi në seancën e kaluar, pasi opozita braktisi sallën, pas rrëzimit të kërkesës për ngritjen e komisioneve hetimore për çështjen “McGonigal” dhe zgjedhjet e 11 majit. Projektligji për barazinë gjinore pritet të ngjallë sërish debate, pasi Partia Socialiste ka propozuar 22 amendamente që kufizojnë konceptin e gjinisë vetëm në “burrë” dhe “grua”, duke hequr termat “gjithëpërfshirës” dhe “diversitet gjinor”. Në rend dite janë gjithashtu aktet normative për ndryshimet në buxhetin 2025 dhe për “Planifikimin dhe zhvillimin e territorit”. Gjithashtu raportime do të japin edhe disa institucione, përfshirë Kontrollin e Lartë të Shtetit, Departamentin e Administratës Publike, Komisionin e Prokurimit Publik dhe Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds