Ditën e sotme do të zhvillohet seanca plenare e hapjes së punimeve të Sesionit VIlI, të Legjislaturës X të Kuvendit të Shqipërisë.

Seanca e cila do të zhvillohet në orën 17:00, do të jetë ceremoniale, ku do të mbajnë fjalën vetëm kryeparlamentarja Elisa Spiropali dhe krerët e grupeve parlamentare.

Seanca e ardhshme parlamentare është ajo ku pritet të ketë debate mes mazhorancës dhe opozitës, pasi në rend dite është caktuar diskutimi për të dërguar ose jo mandatin e deputetit të Partisë Socialiste Vullnet Sinaj për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.

Ky është sesioni i fundit për këtë legjislaturë, pasi më 11 maj shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur 140 përfaqësuesit për 4 vitet e ardhshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *