Sipas sinoptikanëve dje dhe sot temperaturat kanë qenë të larta, deri në 30 gradë. Po ashtu prezentë kanë qenë dhe erërat e forta, e madje në det ka zgjatur probleme në trafikun detar. Rrebeshet shiut edhe pse do jenë në formë shtrëngatash do jenë kalimtare. Deri nga mesi i javës tjetër nuk do presim reshje. Nesër në mbrëmje futet një masë më e ftohtë, duke sjellë ulje temperaturash. Ka ulje drastike, nga 31 gradë C në 25 gradë C. Reshjet kanë qenë shumë pak të pranishme dhe në disa zona nuk janë plotësuar kuotat. Tetori ka qenë tipik si qershori.
Për sa i përket muajit të ardhshëm, parashikohet një Nëntor me temperatura më të larta. Reshjet e shiut do jenë të shpërndara në mënyrë jo homogjene. Parashikohet që ditët e Nëntorit të jenë më shumë me diell sesa me shi.
