Dje në Lushnjë, Fier dhe kudo ku ka besimtarë të besimit musliman u festua Kurban Bajrami që është njëra nga dy festat më të rëndësishme të besimit muslimanë. Besimtarët muslimanë në orët e para të mëngjesit falën namazin e Kurban Bajramit që sipas traditës islame, nderon gatishmërinë e Ibrahimit të flijojë djalin e tij, Ismailin, si vepër e nënshtrimit ndaj urdhrit të Zotit, para se Zoti të ndërhyjë, përmes engjëllit të tij Xhebrailit dhe të njoftojë Ibrahimin se flijimi i tij është pranuar tashmë.
Myftiu i Lushnjës Gramos Blliku uroi besimtarët muslimanë lushnjarë “Gëzuar Kurban Bajrami”.
Edhe krerët e Myftinisë së Fierit përcollën urimet për paqe e harmoni mes njerëzve.
Emërtimi “Kurban Bajrami” në gjuhën shqipe është huazim nga turqishtja. Në kalendarin hixhri (islam), Kurban Bajrami bie në ditën e 10-të të muajit Dhulhixhxhe dhe zgjat për tre ditë. Në kalendarin gregorian, data ndryshon nga viti në vit duke shkuar përafërsisht 11 ditë më herët çdo vit
Po t’a përmbledhim me pak fjalë Kurban Bajrami është festa e mposhtjes së egos sonë, mposhtja e nepsit që gjithmonë kërkon të jetë para.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”u877oajhSig”]