Besimtarët myslimanë në Fier kanë falur namazin e Kurban Bajramit. Që në orët e para té mëngjesit besimtarët janë falur në sheshin qëndror té qytetit, ndërsa krerët myslimanë të Myftinisë kanë përcjellë urimet për paqe dhe harmoni mes njerëzve. Namazi u fal në orën 6:40 minuta ndërsa ceremonisë i parapriu me fjalën e tij Myftiu i Fierit Mikel Hazizolli. Ai përcolli mesazhin për mé shumë paqe dhe respekt ndaj njëri- tjetrit dhe theksoi se kjo eshte dita kur ne shërojmë plagët që ne i kemi shkaktuar njëri- tjetrit.
Urimet solidarizuese ishin kryejfalë edhe e gjithë besimtarëve né këtë ditë feste, ndër më të rëndësishmet e fesë islame.