Kultivuesit e patates së vjeshtës në Divjakë duke përfituar nga përmirësimi i motit po punojnë me intensitet për vjeljen dhe tregtimin e prodhimit. Kultura e patates së vjeshtës në Divjakë, këtë sezon i kalon rreth 300 hektarë sipërfaqe të mbjellë.Kapriçiot e motit, me thatësirë të tejzgjatur, shira të rrëmbyeshëm gjatë muajit tetor në disa raste edhe varietet jo të përshtatshme  penalizojnë prodhimin e ketij sezoni. Rendimenti i ulët i cili është rreth 50% më pak se një vit më parë dhe çmimi aktual i ketyre ditëve 40 deri ne 45 lekë për kilogram do të thotë që fermerët të marrin vetëm koston e prodhimit.Kushtet klimatike, tokësore dhe zgjedhja e varieteteve të përshtatshme bën që Divjaka të jetë e vetmja zonë në vend që mbjell patate dy herë brenda një viti bujqësor. Edhe pse me gjithë këto resurse, fermerët në Divjakë marrin vetëm kostot e prodhimit si pasojë e çmimeve të larta të inputeve të nevojshme për të nxjerrë në treg këtë kulturë, gjë që sipas tyre çon në falimentim.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”f0ykOl8a3HU”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *