Si rezultat i shtimit të kontrolleve ajrore me dron, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, Policia e Tepelenës ka evidentuar një tjetër rast në këtë fushë.

Në fshatin Mezhgoran, u arrestuan në flagrancë dy shtetas, Mitat Cani, 64 vjeç dhe Ermal Cani, 35 vjeç, babë e bir, pasi dyshohet se kishin kultivuar 194 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa, në afërsi të banesës së tyre.

Policia bëri të ditur se kontrollet intensive me dron do të vijojnë në gjithë territorin për të identifikuar raste të tjera të mundshme të kultivimit të paligjshëm të kanabisit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme ligjore.

Policia apelon për bashkëpunim me qytetarët dhe fton këdo që ka informacion mbi veprimtari të paligjshme të denoncojë në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds