Kultivuesit e ullirit në njësinë administrative Kurjan në Roskovec, ku 90% e territorit është e kultivuar me ullinj këtë vit parashikojnë prodhim shumë të dobët në tre dekada duke i vënë në vështirësi serioze. Sipas tyre kushtet e pafavorshme atmosferike edhe mungesa e sistemit vaditës kanë përgjysmuar prodhimin e ullirit, në 4 fshatrat e kësaj njësie , Mbërs, Vlosh, Kurjan dhe Ngjeqan.
Për specialistin e bujqësisë në njësisë administrative Kurjan, Agur Shabanaj, ky është një ndër vitet më të vështira për fermerët e kësaj zone. Shabanaj pohon gjithashtu se edhe mungesa e tregut dhe çmimi i ulët, vazhdon ti dëmtojë pasi në shumë familje vaji i vitit të kaluar ka mbetur stok.
Pavarësisht mungesës së sistemit vaditës, kjo zonë nga 35 mijë rrënjë ullinj që numëronte para ndërrimit të sistemit, në vitin 2025 numëron 300 mijë rrënjë. Përveç prodhimit të dobët fermerët kanë hasur vështirësi edhe me çmimet e larta të shërbimeve, plehrave bujqësore, rrugëve të pasistemuara në tokat e kultivuara, çmimin e ulët të shitjes së vajit, ndërsa kërkojnë mbështetje konkrete nga shteti.