Çdo 16 prill shumë qytetarë të Kosovës rikthehen në Kukës, në shenjë mirënjohjeje për mikpritjen e ofruar nga sivëllezërit shqiptarë gjatë eksodit të vitit 1999.

Qytetarët e ardhur në Kukës thonë se momenti i rikthimit iu ngjall emocione të forta, duke ndarë kështu kujtime nga ato ditë.

Në muajt mars dhe prill të vitit 1999 ushtria serbe ndërmori një vale të gjerë spastrimi etnik të popullsisë shqiptare në Kosovë, duke larguar me dhunë mijëra banorë nga trojet e tyre.

Ishte Kukësi qyteti i parë pritës, i cili hapi dyert për rreth 800 mijë persona, që u strehuan në shtëpi, godina institucionesh dhe në kampe, të ngritura enkas për ta.

Obelisku në Kukës është simbol i kësaj ngjarjeje, që nderon sakrificën e popullit të Kosovës dhe luftën e UÇK-së për liri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds