Kryqi i Kuq Shqiptar në Lushnjë ka organizuar një konkurs me vizatime me fëmijët e shkollave 9-vjeçare. Aktiviteti u mbajt në ambientet e Muzeut Historik të qytetit dhe në stendat e krijuara u prezantuan punimet e nxënësve. Temat e punimeve ishin për  veprimtarinë e Kryqit të Kuq. Sekretarja e Kryqit të Kuq Lushnjë Luiza Petova, tha se punimet fituese të konkursit do të përfaqësojnë Lushnjën në Konkursin Kombëtar në Tiranë.

Shumë nxënës paraqiten punimet e tyre dhe në fund juria vlerësoi fituesit, ku çmimin e parë e mori nxënësja Shire Greca

Në 8 maj,punimet më të mira do të përfaqësojnë Lushnjën në konkursin kombëtar të Kryqit të Kuq në Tiranë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds