Lushnja ndriçohet nga dritat shumëngjyrëshe të festave. Atmosfera festive edhe pse jemi në ditë të ftohta dimri i ka dhënë një pamje të veçantë qytetit  me pemën e madhe të vendosur para Bashkisë si dhe zbukurimet e dekorit në shesh. Fëmijët janë ata që gëzojnë më shumë duke bërë foto në shi për të patur një kujtim të bukur për  festa.  Mbrëmjen e djeshme, 6 dhjetor Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa së bashku me fëmijët ndezën dritat e pemës së festave të fundvitit.  Gjithashtu zonja Sefa uroi të gjithë banorët ”Gëzuar festat”.

Festa vazhdoi  me kërcimet e fëmijëve në tingujt e bukur të muzikës.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”SWSADYC8_6Y”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *