Në lidhje me propozimin e PS për faljen e gjobave të paraqitur sot në Kuvend, Berisha tha se ata fillimisht duhet t’u kthejnë lekët atyre që ua kanë marrë nga 2014 me një ligj antikushtetues.

Berisha: Prej disa vitesh Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ligjin e vitit 2014, mbi të cilin kanë vënë gjoba. KÇK-ja, çfarë ishte ajo. Në çdo vend të vënë me atë ligj, duhej ti kthehej qytetarit se kanë qenë e paligjshme, ka qenë jo kushtetuese.

Pasi i kanë mbushur valixhet me dhjetëra, e dhjetëra milionë gjoba. Njëlloj si ai, se e kam treguar disa herë historinë e personazheve të Çehovit. Dolën për gjah ata, dhe e vrau rojën, rojën e pyllit, gjoja po vrasim derrin. Shkojnë dhe e kontrollojnë dhe i gjejnë cironka në xhep. I thotë shokut, nuk po i hamë se jemi në kreshpë. Edhe këta, po ua falim këto që nuk i kanë paguar, por atyre që i kanë paguar që janë me qindra e mijëra, kthejuani paratë.

Tu kthejnë paratë. Të zbatojnë vendimet siç është për të zbatuar. Këta janë kështu, si parashtetëror, si parapolitikë. Këta nuk kanë akt dhe veprim që nuk ndërmarrin, okazional. Hajde të mashtrojmë. Ja po heqim gjobat ne. Po heq gjobat, jepua, kthejua gjobat të gjithë atyre që u ke marrë që nga vitit 2014 me një ligj antikushtetues. Kjo është, ky është detyrimi. Ndaj dhe thashë janë në një panik të madh. Çdo ditë u bien kredencialet, jashtë dhe brenda vendit. Çdo ditë nxijnë në Europë, dhe në botë, krimet e tyre. Kjo është e vërteta.

By admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *