Nga masivi pyjor i djegur i Pishporos dhe Darezezes , kreu i Partise Agrare Ambientaliste Agron Duka ka lançuar nismen” Te rimbjellim Pishporon” ku do te nise mbejllja e 1000 fidaneve te rinj per te mundesuar rigjenerimin e siperfaqes se shkrumbuar nga flaket.

” Nuk jam ketu te flas per politike apo te gjykoj punen e qeverise , por per sesibilizim per mbeshtetje te kesaj nisme” i është përgjigjur Duka  pyetjes nese zjarri ka qene i qellimshem dhe nderhyrja nga ajri e kufizuar.

Kjo zone duhet te rigjenerohet sa me shpejt ka thene kreu i PAA- se dhe nuk duhet te betonizohet pasi eshte zone e mbrojtur me nje status te vecante.

Pylli mbi 70 vjeçar i Pishporos e Darrezezës u dogj disa javë më parë. Zjarri në këtë zonë bregdetare dogji 700 ha pyll.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”Vq-qWanNqA8″]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *