Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me të rinj të punësuar nga programet e nxitjes së punësimit. Ai tha se 42 mijë të rinj e të reja janë punësuar përmes zyrave të punës, sipas tij 7500 individë kanë përfituar nga programet dhe sot janë në punë.

Sinc “Shqipëria sipas OECD që është një burim shumë serioz të dhënash dhe vëzhgimesh mbi vendet, është vendi që zë vendin e parë në rajon për shërbimet e punësimit, diçka shumë pozitive sepse flet qartë që puna që kemi bërë për një skemë punësimi, ka dhënë një rezultat inkurajues. Janë 7 programe që funksionojnë sot në nxitje të punësimit, për të gjitha kategoritë. Mbi strukturën kemi edhe garancinë rinore që është po zbatohet edhe në Shqipëri, 2200 vajza e djem që përfitojnë prej saj, objektiv i të cilës është që 60 mijë vajza e djem të mbështeten në të gjithë vendit brenda viteve të këtij mandat qeverisës që sapo kemi nisësh”, u shpreh ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *