Kryeministri i Kosovës, Albin Kuri i ftuar si dëshmitar nga Prokuroria Speciale, nuk po paraqitet për të dhënë dëshminë e tij, pavarësisht ftesave. Kreu i qeverisë, po i fton prokurorët t’i shkojnë në zyrë për të ia marrë dëshminë. “Unë guxoj t’ju them s’po vij. Ta shohim tash a guxojnë ata të vijnë”, ka thënë kryeministri, duke aluduar se Prokuroria më herët ka inrervistuar persona të tjera në zyrë. Lidhur më këto deklarata të kryeministrit, kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj ka thënë që nuk ka njohuri për këtë. Me sinqeritetin më të madh unë ju them se nuk kam informacione se dikush ndonjëherë është intervistuar në zyrën e kryeministrit. Ndoshta edhe mund të ketë, por unë nuk di Kurti madje ka kritikuar vetë Isufajn, duke thënë që me të në krye nuk ka shpresë për drejtësinë në vend. Duke shtuar se kryeprokurori i speciales është regjisor i një skenari për arrestimin e tij për korrupsion. Në përgjigje ndaj kësaj, Blerim Isufaj shkurtimisht tha se Prokuroria Speciale nuk bën skenare. Para se gjithash, prokuroria speciale dhe sistemi prokurorial dhe sistemi gjyqësor nuk janë për të bërë skenare. Punën tonë e kemi të përcaktuar me ligj dhe nuk bëjmë dallim as për nga pozita e as për nga emri Kryeministri ka vazhduar me akuza të tjera duke thënë që prokurorët punojnë si kërmij kur kabineti i tij bën kallëzime penale e si lepuj kur ka dyshime për keqpërdorime nga ministrat e tij. Isufaj të hënën tha se të gjithë janë të barabartë para ligjit. Ligji është i njëjtë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, përfshirë edhe zyrtarët e lartë shtetëror. Ftesa për dhënie dëshmie është procedurë e rregullt dhe cdo person që ftohet ka përgjegjësi ligjore të bashkëpunojë me institucionet e drejtësisë. Prandaj ju bëj thirrje të gjitha institucioneve, përfshirë edhe qeverinë të bashkëpunojnë e të shmangin retorikën që ka për qëllim politizimin Kryeprokurori i Prokuroriaë Speciale ka shtuar se ka të ngritura aktakuza ndaj pesë ish-ministrave, derisa 17 kallëzime penale janë hudhur për ministrat aktual, por shton se nuk do të thotë se në të ardhmen nuk do ngriten aktakuza. Akuzat ndaj kryeprokurorit special i ka vazhduar edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu duke thënë se problemi qëndron tek Blerim Isufaj.