Sot Kryeministri Edi Rama inspektoi punimet në Unazën e madhe të Lushnjës. Ai shoqërohej nga Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa, Ministri i Brendshëm Taulant Balla, deputetet e Partisë Socialiste të Lushnjës Tatiana Pirro, Lindita Buxheli, Bujar Çela dhe punonjës të kompanisë që po kryejnë punimet. Punonjësit e kompanisë i treguan Kryeministrit procedurat dhe projektin për punimet e kryera deri tani.
Gjatë rrugës ai ndaloi tek Ura e Përroit dhe pa ecurinë e punimeve për rehabilitimin e përroit të cilat duhet të kishin përfunduar më 30 Tetor.
Kujtojmë se punimet për rehabilitimin total të përroit filluan në muajin shtator të vitit 2022, kurse punimet për Unazën e qytetit filluan në qershor dhe pritet të përfundojnë brenda 9 muajve që nga data e fillimit.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”-3jg-HRxOWQ”]
