Monika Kryemadhi ka folur për mediat pas daljes nga SPAK, ku tregoi se ka ankimuar vendimin për sekuestrimin e dy vilave. Ajo tha se do ndjekin procedurat ligjore pavarësisht se nuk kanë asnjë besim te vendimet e Gjykatave.

Kryemadhi tha se nuk do të marrë pjesë në protestën para SPAK të thirrur nga Ilir Meta. Ajo foli për presione provinciale dhe bolshevike nga ana e Prokurorisë.“Ankimova vendimin për sekuestrimin e banesave ku jetojmë unë dhe mamaja ime bashkë që me thënë të drejtën ka një procedurë shumë qesharake dhe metodologjia që është ndjekur ka qenë, jo pa qëllim është 10 policë te dera e shtëpisë ditën e martë që ne kishim gjyqin e apelit për të dorëzuar vendimin e gjyqit 5 minuta para se të hynim në gjyq të apelit. Sigurisht ishte e koordinuar për të krijuar këto presionet tipike provenciale dhe bolshevike. Me atë çfarë pamë është qesharake, jo profesionale, megjithatë është një procedurë që unë jam e detyruar ta ndjek hap pas hapi për të ecur më përpara dhe për të vazhduar me procedurat e tjera ligjore që na takojnë”, deklaroi deputetja e PL.

Kryemadhi tha më tej se SPAK ka ndjekur trike të paligjshme dhe sipas saj, kjo gjë do të përfundojë në Strasburg për shkeljen e të gjithë procesit, qoftë të të drejtave të njeriut, qoftë të drejtave të pronës.E pyetur për protestën e 6 dhjetorit, të thirrur nga Presidenti i Partisë së Lirisë, ish-bashkëshorti i saj Ilir Meta, Kryemadhi tha se nuk do të jetë.

By admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *