Krosi dimëror aktivitet i organizuar nga Qendra Kulturore e Fëmijëve në kuadër të aktiviteteve me rastin e festës së Kongresit të Lushnjës u zhvillua sot me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollave të Lushnjës. Në orën 10:00 nxënësit filluan garën në bulevardin kryesor, ku policia kishte marrë masat për të mos lejuar kalimin e makinave dhe këmbësorëve ndërkohë që zhvillohej krosi. Në përfundim të krosit Drejtori i Qendrës Kulturore të Fëmijëve Saimir Brahja falenderoi vrapuesit dhe ndau çmimet për fituesit.
Vendin e parë nga vajzat e fitoi Ajla Alla shkolla “Kongresi I Lushnjës”, kurse nga djemtë vendin e parë e fitoi Ersi Xhebexhiu shkolla “Liri Kazazi”
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”M2cjD986b-o”]
