Fshati Ngjeqar, në Bashkinë Roskovec, vijon të përballet me mungesën e ujit të pijshëm pasi ende nuk ka një rrjet funksional ujësjellësi. Përballë kësaj situate, banorët janë detyruar të gjejnë zgjidhje vetë, duke hapur puse me thellësi që arrijnë nga 120 deri në 150 metra që u ka kushtuar nga  8–10 milionë lekë të vjetra për familje.

Po sipas tyre, një  pjesë e mirë e banorëve që nuk kanë të ardhura ekonomike kanë shtruar tubacione plastike deri 2,5 km largësi , por stina e verës sërish i gjen pa ujë për shkak të thatësirës.

Banorët thonë se kanë kërkuar vazhdimisht ndërhyrje nga bashkia për sigurimin e ujit të pijshëm, por sipas tyre, gjithçka ka mbetur vetëm në premtime teksa theksojnë se mungesa e ujit ka larguar banorë nga rreth 450 familje që kishte dikur fshati, sot në çdo lagje kanë mbetur vetëm 20 deri në 30 familje.

Ngjeqari është i vetmi fshat në bashkinë e Roskovecit që nuk ka patur asnjëherë rrjet ujësjellësi dhe sipas banorëve ndërtimin e tij e vështirëson shtrirja në një territor të gjerë të banesave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds