Në gjykatën e Fierit, mesditën e sotme u paraqit 26 vjeçarja Emanlinda Rama, Valbona Rama, 53 vjeçe (nëna e saj)  në seancën e cila do të caktojë masën e sigurisë dhe vlerësimin e arrestimit të tyre.

Gjyqtari i çështjes është caktuar Klodiana Kryeziu, ndërsa prokurore është Lorena Salillari.

Fieri dhe e gjithë Shqipëria u tronditën nga vrasja e kryefamiljarit 56-vjeç Anesti Rama nga vajza e tij, Emanlinda Rama në bashkëpunim me nenën e saj dhe Çlirim Doganin, me të cilën mendohet se e reja kishte lidhje dashurore.

26 vjeçarja vrau babanë duke e mbytur me tel dhe së bashku me nënën e saj inskenuan vdekjen e tij. Përveç mbytjes me tel, kryefamiljarit iu gjetën edhe plagë në trup dhe në organet gjenitale duke e bërë këtë një nga rastet më tronditëse të viteve të fundit në Fier.

Ngjarja është shoqëruar me dëshmi kontradiktore, çka ka ngritur shumë pikëpyetje mbi motivin dhe rolet individuale të secilit prej të dyshuarve. Autoritetet kanë intensifikuar hetimet për të zbardhur të plotë rrethanat dhe dinamikën e vrasjes.

Hetimet vijojnë dhe pritet që analizat e ADN-së të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes, veçanërisht për të përcaktuar rolin e saktë të Çlirim Doganit në këtë krim të rëndë.

Dyshohet se vajza fillimisht e ka goditur babanë e saj në organet gjenitale, dhe pasi ai ka rënë në tokë, Dogani e ka mbajtur nga duart teksa ajo e mbyste me tel.

Po ashtu dyshohet se ata kanë përdorur edhe mjete të forta dhe mjete prerëse.

Ndërkohë nëna e 26-vjeçares ka ndihmuar në fshehjen e gjurmëve dhe pastrimin e gjakut nga trupi i viktimës.

Krimi është zbuluar nga përgjimi i telefonit, ku 26-vjeçarja pas ngjarjes ka komunikuar me bashkëpunëtorin e saj, Dogani, që dyshohet se kishte lidhje intime me të. Ky i fundit ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds