Një krim i rëndë ka tronditur Austrinë, ku një grua 38-vjeçare me origjinë nga Kosova, është gjetur e pajetë në oborrin e një shtëpie, me lëndime të rënda në kokë.

Sipas raportimeve, viktima ishte shtetase serbo-kosovare, ndërsa i dyshuari kryesor është bashkëshorti i saj, nga i cili ajo jetonte e ndarë.

Sipas mediave austriake, edhe burri i saj ishte me origjinë nga Kosova.

Ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 18:30 në Komunën Baden, në Austrinë e Ulët. Policia  ka arrestuar të dyshuarin, i cili tashmë ndodhet në paraburgim.

Sipas informacioneve të para nga mediat austriake, dyshohet se ai e ka vrarë të shoqen me një kaçavidë.

Çifti ishin prindër të katër fëmijëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds