Kreu i Urdhrit të Farmacistëve për qarkun Fier, Afrim Plaka, ka hedhur poshtë akuzat se barnat e sekuestruara në operacionin policor “Skadenca” janë shpërndarë në farmacitë e qytetit.

Ai theksoi se personi i arrestuar nuk kishte lidhje direkte me farmacitë, por ishte shpërndarës në një depo farmaceutike, ndërsa çdo bar i pajisur me pullën e kontrollit konsiderohet i sigurt.

Plaka e cilësoi të pavend deklaratën e policisë, duke shtuar se ajo ka krijuar pasiguri te qytetarët dhe indinjatë te farmacistët.

Ai pranoi se një pjesë e qytetarëve i drejtohen barnave të futura nga jashtë, por theksoi se edhe këto nuk janë gjithmonë të sigurta, duke apeluar për besim te barnat e kontrolluara në tregun vendas.

Plaka përfundoi se çdo rast abuzimi duhet të përballet me ligjin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *