Situatë e rënduar në gjithë territorin e Lushnjes. Zona pa energji elektrike njësitë administrative Hysgjokaj, Ballagat, Dushk.
Reshjet e dendura dhe era e fortë kanë lënë pa energji elektrike gjithë zonën kodrinore të Darsisë të Lushnjes. Përveç kësaj zone edhe në Myzeqe fshatra të tërë pa energji elektrike.
Mungesa e energjisë sipas banorëve prej më shumë se 6 orësh.Nuk ka njoftim nga strukturat e oshe për situatën.
Banorët në Lekaj,krahas mungesës së energjisë elektrike ankohen edhe për rrugën,ku uji është prezent dhe nuk dalin dot nga banesat e tyre, madje edhe fëmijët nuk shkojnë dot në shkollë.
Një tjetër merak i banorëve është se po t’a rikonstruktojnë rrugën me paratë e tRe kanë frikë se i fusin në burg për ndërtim pa leje.
Pasi ka ndjekur situatën e vështirë gjithë ditën e sotme,kreu i PD Lushnje zoti Edi Sharka apelon strukturat shtetërore që të marrin masa. Sipas zotit Sharka,mungesa e energjisë elektrike ndodh pasi defektet nuk riparohen në kohë nga të punësuarit që nuk janë elektricistë por patronazhistë.
