Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që Parku Olimpik i Tiranës plotëson të gjitha kërkesat për administrimin, ruajtjen, numërimin dhe vlerësimin e votave nga jashtë vendit.

Sipas KQZ-së, ky park përmbush kriterin e sipërfaqes bazuar në numrin e tavolinave të numërimit të votave të emigrantëve në 12 qarqet e Shqipërisë dhe ofron mundësinë për përdorimin e teknologjisë për mbështetje të numërimit të votave nga jashtë.

Mbi 231 mijë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit u regjistruan për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Ilirjan Celibashi: Besoj se ambienti i Parkut Olimpik të Tiranës do jetë në dispozicion për zgjedhje. Do të realizojmë siç duhet besojmë procesin që na takon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *