Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën solemne për 18-vjetorin e Pavarësisë u ndal gjatë te gjyqi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Ai u shpreh se ata akuzohen padrejtësisht, vetëm përse guxuan të marrin armët për liri kundër një regjimi gjenocidal.
Kurti theksoi se akuzat për krime lufte nuk qëndrojnë, por se ishte Serbia e Millosheviç ajo që kreu krime kundër njerëzimit ndaj shqiptarëve.
“Me shpalljen e pavarësisë u arrit një shkallë tjetër e lartë në përfaqësimin tonë në dhe Europë. Sot është ditë përkujtimi për ata burra, gra e fëmijë që flijuan shumëçka për Kosovën. Republika është shprehje e sovranitetit. Ne nuk mund të lëshojmë pe, se nuk bëjmë kompromis me lirinë dhe zhvillimin. Pa sakrificën e tyre s’do ta kishim shtetin dhe ata na frymëzojnë për ta forcuar edhe më shumë. Kujtojmë qëndresën e 1990, përkulemi para dëshmorëve dhe përpiqemi që ta ruajmë dhe të lartojmë republikën tonë edhe në emër të tyre.
Krerët e UÇK po akuzohen padrejtësisht se guxuan të marrin armët për liri kundër një regjimi gjenocidal. Akuzat e Hagës për krime kundër njerëzimi nuk qëndrojnë, nuk marri parasysh kontekstin historik e politik të luftës çlirimtare. Krime kundër njerëzimit ndaj shqiptarëve ka kryer Serbia e Millosheviç, kërcim për përsëritjen e tyre është Serbia e Vuçiç, barazimi i krerëve të UÇK-së me një regjim gjenocidal është i papranueshëm”, tha Kurti.
