Në Kuvendin e Shqipërisë Deputeti i PD i Lushnjës, Saimir Korreshi në fjalën e tij foli për gjendjen e Lushnjës, sidomos 10 ditët e fundit për shkak të aromës së rëndë nga bërësitë e ullirit dhe kanalet e papastruara të cilat, e kanë bërë të pamundur jetesën normale për qytetarët.
“Ju dërgoj selam nga Lushnja, e cila ka kaq dittë, 10 ditët e fundit, mbi 4 vite që vjen era bërsi ulliri.
U tmerruan lushnjarët, nuk ka shans njeri të dal të pi një kafe”, tha ai, ndërsa nuk denjoi të përdor edhe një krahasim për këtë situatë, duke thënë “vjen si era e pordhës së plevitosur”.
Gjithashtu një tjetër shqetësim që deputeti Korreshi ngriti ishte përdorimi i pesticideve të palejueshme, që po dëmtojnë sigurinë ushqimore dhe shëndetin e qytetarëve. Ai e quajti këtë një emergjencë kombëtare dhe kërkoi që qeveria të marrë masa për të zgjidhur këtë problem.
“Dhe një shqetësim për Lushnjën dhe për gjithë Shqipërinë, 35 pesticide të palejueshme ku është cenuar fortë siguria ushqimore të atyre që hamë.
Këto nuk i sjellin bujqit, po i blejnë te ata që ka licensuar kjo qeveri dhe që futet te këto dogana. Këto pesticide që po na hanë dhe që na është bërë kanceri si me qenë virozë, grip.
Kjo është emergjenca kombëtare dhe që duhet të zgjidhni. Lushnjës i hiqni kundërmimin se e mbytët”, tha ai.
“Ore na tregoni cik formulën se keni ardhur jeni lëshuar, keni marrë të gjitha gratë e Lushnjes dhe na i keni nxjerrë për dreka për darka, e po kërceni.
Ore na tregoni nga i gjeni lekët që bëni gjithë këto festa, se vdiqëm, ne nuk po nxjerrim dot gratë në Pazar, t’i japim kafe të zezë”, tha ai.