Seanca e sotme plenare nisi me përplasje të ashpra, sharje dhe ofendime, pasi demokratët që para se të niste seanca zunë vende e ministrave dhe më pas ndezën edhe flakadanë. 

Përveç përplasjeve dhe ofendimeve, një moment që është bërë viral dhe ka ‘pushtuar’ rrjetin është deputeti demokrat i Lushnjes, Saimir Korreshi, ku u filmua  në siklet të madh teksa demokratët po shtynin drejt gardës. I rrethuar nga kolegët e tij dhe karriget përpara që e pengojnë, Korreshi nuk dorëzohet por shtrëngon dhëmbët dhe ‘lufton’. 

Ndërkohë që herë pas here situata për të vështirësohet lëshon edhe sharje dhe fyerje ndaj punonjësve të Gardës, ndërkohë që mimika e tij tregon se është duke vuajtur tmerrësisht. Në një nga momentet ku Korreshi ndodhet në vështirësi të madhe thotë: “O u … se vdiqa”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *