Një 43-vjeçare është shpallur në kërkim dhe një 29-vjeçar është proceduar nga Policia e Korçës pasi dyshohet se kanë kanosur një shtetas nëpërmjet mesazheve telefonike për dhënie të pasurisë.
Bëhet me dije se mesazhet kanë rënduar gjendjen psikologjike të shtetasit E.L i cili ka tentuar të vetëvritej duke konsumuar një substancë kimike.
Njoftim i Policisë:
-shpallën në kërkim shtetasen V. K., 43 vjeçe, banuese në Vlorë, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. A., 29 vjeç, banues në fshatin Vashtmi, pasi nga hetimet e deritanishme dyshohet se ata kanë kanosur shtetasin E. L., nëpërmjet mesazheve telefonike, për dhënie pasurie.
Këto mesazhe dyshohet se kanë rënduar gjendjen psikologjike të shtetasit E. L., i cili më datë 28.06.2025, tentoi të vetëvritej, duke konsumuar një substancë kimike (Klor).
Për këtë rast Policia e Korçës ka dhënë njoftim për median, më datë 29.06.2025. Më tej, gjatë kontrollit në banesën e 29-vjeçarit, u gjet 1 armë sportive të cilën e mbante pa leje, si dhe një shumë eurosh të dyshuara false. Punohet për kapjen e 43-vjeçares, si dhe në drejtimin e Prokurorisë, punohet për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të rastit.